Vdes babai i Tottit, ishte me COVID-19

Rast vdekje në familjen e Francesco Tottit, ka vdekur babai i tij, Enzo në moshën 76 vjeç, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Babai i Tottit tashmë disa ditë ishte i infektuar me koronavirus.

Ai ka qenë duke u trajtuar në spitalin Spallanzani.

“Të gjitha që mi ke mësuar, unë jam duke ua transmetuar fëmijëve, nipave. Faleminderit për të gjitha babai im”, shkroi Totti në Instagram në festën e fundit të babait.