Assata Shakur, kumbara e reperit Tupac Shakur ka vdekur në Kubë, sipas vajzës së saj.
“Assata mori frymën e saj të fundit tokësore të enjten pasdite. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë thellësinë e humbjes që po ndiej në këtë kohë”, ka shkruar vajza e të ndjerës në Facebook.
Ministria e Punëve të Jashtme Kubane thuhet se lëshoi një deklaratë, duke konfirmuar se ajo vdiq në Havana nga komplikacione shëndetësore në moshën 78-vjeçare.