Vdes 32-vjeçari që qëlloi të dashurën e tij dhe veten në Ferizaj

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare V.K, 32-vjeçari, i cili mbrëmjen e së premtes qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas edhe veten.

Siç ka raportuar Sinjali, viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërkaq e dashura e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur rreth orës 21:58 në Ferizaj.

“Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, thuhej në raport.