Ka vdekur në spital 15-vjeçari nga Durrëzi, Erion Boba, i cili para pak ditësh është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pas një konflikti të nisur në rrjete sociale, i cili degjernoi në dhunë fizike.
Sipas JOQ, gjat përleshjes, i mituri u godit me thikë disa herë, dhe njëra nga plagët i preku zemrën. Për 10 ditë me radhë, ai luftoi mes jetës dhe vdekjes, i shtrirë në gjendje shumë të rëndë në reanimacionin qendror në QSUT.
Fatkeqësisht, përpjekjet në spital nuk mjaftuan dhe zemra e 15-vjeçarit pushoi së rrahuri sot, duke lënë pas një dhimbje të pamasë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u preken nga historia e tij.





