Vdekje e dyshimtë në Prizren, burri gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima e gjinisë mashkullore në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, shkruan lajmi.net.

Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.