Vdekje e dyshimtë në Kllokot, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri që thuhet se ka ndodhur të enjten në Kllokot.

“Lidhur me rastin ekipi mjekësor nga QMF-Viti ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.