Vdekja e tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, familjarët fajësojnë mjekët për neglizhencë

Familjarët e tre personave që vdiqën nga helmimi në Shqipëri, sot u deklaruan për media rreth rastit të familjarëve të tyre.

Ata thanë se familjarët e tyre nuk kanë shkuar në Shqipëri për vikend, por sepse kanë shtetësi shqiptare dhe shtëpi atje.

Sipas tyre, familjarët janë helmuar nga disa ushqime atje. Ata i fajësuan mjekët për neglizhencën, sepse këta të fundit i kanë parë që të ndjerët kanë të njëjtat simptoma dhe nuk iu është kërkuar që të bëjnë asnjë analizë.

Varrimi i tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani do të bëhet sot në orën 16:30, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Ndryshe, mbrëmë tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit kanë vdekur në Shqipëri. Policia e Shqipërisë ka dhënë informacione lidhur me vdekjen e tre qytetarëve nga Kosova, në Gjirin e Lalëzit. Policia njoftuar se shtetasit kosovarë, E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe nga Gjilani, dyshohet se kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit, janë helmuar. Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy mjekë në Manës për veprën “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë./21Media