Vdekja e fëmijës në Fushë Kosovë, dyshohet se babai e goditi me veturë

Fëmija një vjeç ka vdekur dje rreth orës 15:50 pasi është goditur me veturë në oborr. Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari për aksidenti është babai i fëmijës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë”, ka njoftuar Borovci.