Vazhdon të rritet numri i rasteve me Kovid-19, po mobilizohen kapacitet shëndetësore

Numri ditor i të infektuarve me virusin korona mbetet i lartë. I madh është edhe numri i pacientëve që kanë pasqyrë më të rëndë dhe kanë nevojë për trajtim spitalor. Autoritetet thonë se për momentin nuk mendohet për vendosjen e masave të reja kufizuese, megjithëse nuk e përjashtojnë atë si mundësi, por shpresojnë që masat të cilat tashmë janë në fuqi të japin rezultate, duke bërë thirrje për respektimin e tyre të vazhdueshëm. Jemi duke punuar në rritjen e kapacitetit spitalor që do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë për ata që kanë nevojë për trajtim spitalor. Për më tepër, Ushtria siguroi ambulancat e veta për nevojat e sistemit të kujdesit shëndetësor për transportimin e pacientëve të infektuar me KOVID-19.

Komisioni për shqyrtim të masave të reja shtesë, siç njofton, do të vendos në takimin të hënën, që të jepet kohë të konfirmohet nëse masat, të cilat tanimë janë në fuqi, japin rezultat.

Komisioni do të ndjek gjendjen epidemiologjike dhe nëse nevojitet, pas fundjavës do të rekomandojë masa shtesë kufizuese, si mbyllje e tërësishme të disa operatorëve ekonomikë dhe kufizim të lëvizjes nëse gjatë tërë ditës, në orët e pasditës ose gjatë fundjavës. Siç potencoi ministri Filipçe, masat të cilat janë në fuqi, nëse në mënyrë konsekuente respektohen, do të jepnin rezultate njëjtë si ora policore.

Ministri e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive apelojnë në respektim të tërësishëm dhe konsekuent të masave, të cilat janë në fuqi, si ndalesa e punës së objekteve hotelierike pas orës 21, grupim të më shumë se katër personave gjatë 24 orëve, si dhe respektim maksimal të protokolleve të të gjithë operatorëve ekonomikë, qëndron në kumtesë.

Thotë se për momentin ata janë përqendruar në ambientet e spitalit, si një çështje kritike. Po merret parasysh sigurimi i shtretërve dhe personelit të mjaftueshëm spitalor për të punuar dhe trajtuar pacientët. Për motivim dhe shpërblim për personelin shëndetësor për t’u marrë me krizën, shtoi ai, janë siguruar rreth 60 milionë denarë.

Në 24 orët e fundit në klinikat interne kishte 12 pranime, katër në qendrën kovid të Klinikës së Dermatologjisë, pesë pranime në qendrën e Klinikës së Neurologjisë dhe tre pacientë u shtruan në spital në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive dhe TBC. Në Klinikën për Sëmundjet Infektive kishte 18 pranime në 24 orët e kaluara dhe nëntë pacientë të rinj u pranuan në Qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori”.

“Aktualisht, 27 pacientë po trajtohen në Klinikën e Dermatologjisë në qendrën kovid, 24 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, dhe gjithsej 53 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC. Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 të infektuar, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 158 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te fëmijët Kozle ka 42 pacientë, 14 fëmijë dhe 28 të rritur”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Theksojnë se aktualisht ka mjaft vende të lira në qendrat kovid të klinikave interne dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, vende të lira të lirohen në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtator”.

Në të gjitha repartet e reja të Klinikave të interne kanë vende spitalore që kanë qasje në oksigjen.

Në mënyrë që të rriten objektet shëndetësore dhe të sigurohet mbështetja për të sëmurët, pesë automjete spitalore të ushtrisë nga dje u vunë në dispozicion të Ndihmës së shpejtë në mënyrë që të përforcojnë transportin e pacientëve nga Kovid-19 në ambientet e spitalit. Në ditët në vijim, dy automjete të tjera të Ushtrisë pritet të përdoren për qytete të tjera.

Vaksinimi sezonal i gripit është gjithashtu për mbrojtjen e qytetarëve dhe personelit shëndetësor. Këtë sezon, për herë të parë, është mundësuar vaksinimi falas i punonjësve shëndetësorë të zbatohet në institucionet e tyre amë, në vend që të shkojnë në Qendrat e Shëndetit Publik si më parë. Ka filluar vaksinimi i kategorive të rrezikshme të qytetarëve, të cilët mund të caktojnë takime për vaksinim falas përmes mjekut të tyre amë. Ministria e Shëndetësisë thekson se për këtë vit janë blerë 40 mijë doza, 12 mijë doza më shumë se vitin e kaluar.

Në 24 orët e fundit, u kryen 3315 teste dhe u regjistruan 1295 raste të reja me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 429 pacientë të rikuperuar, dhe 26 vdekje. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 43835, numri i pacientëve të rikuperuar është 25782, numri i vdekjeve arriti 1238 kurse numri i rasteve aktive është 16815.