Vazhdon të jetë i lartë numri i të shëruarve nga virusi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Për 24 orë janë regjistruar 838 nga 4.078 testimet e realizuara.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 1.140 të shëruar dhe 20 raste të vdekjes.

Në regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 2 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 03.02. deri 14.02.20222./TV21