
Në vendin ku shpërtheu virusi korona, në Wuhan të Kinës gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri, ndërsa janë shëruar 20 persona.
Deri sa në Kinë situata po satbilizohet në Evropë situata është duke u bërë edhe më problematike dhe tashmë nuk është vetëm Italia me një numër të madh personash të prekur, por edhe Spanja, Gjermania e Franca.Numri i personave të prekur në Itali ka shkuar në 28 mijë, ndërsa në Spanjë në 10 mijë, në Francë regjistrohen 6600 të prekur, ndërsa në Gjermani 7200.
Por në ndryshim nga vendet e tjera, edhe pse ka regjistruar mbi 1 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, në Gjermani numri i viktimave është i ulët, ku deri tani janë shënuar 17 të vdekur, ndërsa në Itali numri i viktimave ka shkuar më shumë se 2100. Në Spanjë janë konfirmuar të vdekur 342 persona, ndërsa në Francë 148 persona.