Arrestohet pronari i hotelit në Podujevë pasi u shërbeu klientëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë i cili u ka shërbyer klientëve, përkundur masave të vendosura nga Qeveria pas situatës së krijuar shkaku i koronavirusit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një hoteli, pasi që i njëjti u ka shërbyer klientëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.