Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell

Moti sot në mëngjes është i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë Vardarit, erë veriore përkohësisht e fuqishme.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë.

Në Shkup moti sot do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 30 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, në ditët në vijim vazhdon periudha e motit kryesisht me diell me mëngjese më të freskëta dhe rritje graduale të temperaturës ditore.