Vazhdon “lufta” Twitter-Trump, media sociale mbyll një llogari që shpërndante postimet e ish-presidentit

Twitter ka pezulluar një llogari që shpërndante poste nga platforma e re e komunikimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Një zëdhënës i kompanisë tha se llogaria @DJTDesk ka shkelur politikat e sigurisë nga shpërndarja e përmbajtjeve në “bashkëpunim me një llogari të pezulluar” , siç është adresa zyrtare e Trump.