Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

epa09456922 Forensic scientists and firefighters work at the fire site at a hospital for Covid-19 patients in Tetovo, Republic of North Macedonia, 09 September 2021. At least fourteen deaths have been reported by Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders that provide oxygen to patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke at the hospital. EPA-EFE/Georgi Licovski

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot në ora 10:00 duhet të vazhdoj procesi gjyqësor lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës.

Gjykimi duhej të fillonte më 6 shtator, por ai u caktua për sot, pasi gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu fillimin e procesit për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve.

Në mesin e të akuzuarve në seancën e parë, i pranishëm ishte vetëm ish drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi, ndërsa mungonin drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.