Vazhdon gjykimi për “Llaskarcën”

Mbrojtja e të akuzuarve në rastin e Llaskarcës në seancën e sotme do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje ndaj ekspertit të ndërtimit.

Prokurori i cili e përfaqëson aktakuzën për këtë lëndë, Darko Jakimovski shpjegon se nëse arrihet sukses të përfundojë dëgjimi i ekspertit, prokuroria do të vazhdojë me prezantimin e provave materiale.

Gjykimi për lëndën udhëhiqet nga Trupi gjykues në krye me gjykatësen Diana Gruevska- Ilievska.

Në aksidentin e rëndë i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit të kaluar jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan.