Vazhdon debati publik në Gjykatën e Apelit për ankesat e “27 Prillit”

Me deklaratat e të akuzuarve për “27 prillin” mes të cilëve edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov (i dënuar me 18 vjet burg) dhe avokatëve të tyre, sot në Gjykatën e Apelit do të vazhdojë debati për ankesat e parashtruara për aktvendimet e kësaj lënde.

Seanca e djeshme filloi me kërkesën e avokatëve të të akuzuarve deri te Këshilli Penal për përjashtimin nga lënda të tre gjykatësve: Jani Niça, Enver Bexheti dhe Tanja Dukoska. Por kërkesa nuk u pranua dhe debati publik vazhdoi.