Vazhdon debati për kthimin e artefakteve kulturore

Mosmarrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe Greqisë rreth kthimit të artefakteve kulturore është ende në vazhdim. Si një muze me famë botërore, Muzeu Britanik kohët e fundit është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pasi shumica e koleksioneve të tij rrjedhin nga ekspansioni kolonial .Sipas një sondazhi të fundit global në internet të kryer nga CGTN-ja, 80.8 për qind e të anketuarve besojnë se koleksioni i këtyre objekteve të Muzeut Britanik është krejtësisht i pajustifikueshëm, 90.3% e të anketuarve besojnë se artefaktet kulturore duhet të kthehen në vendin e origjinës .

Gjatë viteve, shumë vende si Greqia, Nigeria, Etiopia, Egjipti dhe Kili, i kanë kërkuar qeverisë britanike që të kthejë reliktet kulturore ,por të gjitha kërkesat janë refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar me arsyen e të ashtuquajturës “mbrojtje e sigurisë së artefakteve”. Refuzimi bazohet në Aktin e Muzeut Britanik, i amenduar nga Parlamenti Britanik në 1963-in, i cili ndalon kthimin e çdo koleksioni. Në këtë drejtim, 91.1 për qind e të anketuarve globalë shprehën kundërshtim të fortë ndaj qasjes së qeverisë britanike, e cila konsiderohet krejtësisht e paarsyeshme dhe e paligjshme. Një tjetër 92.3 përqindësh i të anketuarve globalë i apelon qeverisë britanike që të dëgjojë seriozisht zërat e vendeve kërkuese dhe t’i përgjigjet shqetësimeve të komunitetit ndërkombëtar me një veprim të denjë dhe të përgjegjshëm

Reliktet kulturore janë vazhdimësi dhe mbartëse të kulturës së një vendi, si dhe trashëgimi kulturore e kombeve përkatëse. Në këtë sondazh, 91.5 për qind e të anketuarve globalë thanë se vendi më i mirë për këto relikte kulturore ,është kthimi i tyre tek pronarët e tyre të vërtetë; 92.1 për qind e tyre i apelojnë fuqimisht komunitetit ndërkombëtar të promovojë rregulla më të detyrueshme dhe më të zbatueshme në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe të nxisë formimin e një mekanizmi për rikuperimin dhe kthimin e objekteve të grabitura, duke i kthyer ato në shtëpi sa më shpejt të jetë mundur.

Sondazhi u publikua në platformat angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN-së. Plot 18.103 përdorues të internetit votuan dhe shprehën mendimet e tyre brenda 24 orëve.