Vazhdon debati kuvendor për Propozim buxhetin për vitin 2020

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin shtesë për vitin 2020, si pjesë e rendit të ditës të seancës së 125-të, të caktuar për në orën 13:00, pasi do të përfundojë fjalimi i rregullt vjetor i presidentit të shtetit para deputetëve.
Në vijim të debatit në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet janë pranuar 12 amendamente dhe ato janë pjesë e Propozimit shtesë.

Në fillim të debatit që filloi të hënën, deputetët e shumicës vlerësuan se buxheti për vitin 2020 është i ndarë, me mjete të orientuara ndaj projekteve nga programi dhe interesat e qytetarëve, ndërsa opozita vlerësoi se ai është social, populist dhe parazgjedhor.

Debati për buxhetin e shtetit sipas Rregullores kuvendore duhet të zgjasë më së shumti pesë ditë pune.