Xhuli Nura ka shprehur një pëlqim tashmë për banorin e ri të Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xheravinën.
Ajo tha se është e hapur për njohje të reja, ndërkohë që është parë vazhdimisht në krahët e tij.
Së fundmi banorët qenë pre e një rrengu duke menduar se ka ditëlindjen ish-konkurrenti i “Përputhen” dhe me këtë rast iu përgatit një tortë nga Nura.
Foto: Screenshot/Youtube
Pas kësaj, dyshja u shfaqën duke biseduar me njëri-tjetrin teksa nuk munguan as puthjet e përqafimet.
Duket se ata po vazhdojnë të kenë një afrimitet të madh, përkundër se nuk janë shprehur më shumë në lidhje me këtë raport.
Foto: Screenshot/YouTube
Ngacmimet janë të shumta, por në vazhdim pritet të shihet se di do të rrjedhë marrëdhënia e tyre.
Theksojmë që banori i fundit që iu bashkua shtëpisë së famshme është aktori Vedat Bajrami.