Vazhdojnë kontrollet në trafik, regjistrohen 130 shkelje në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme(MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 130 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, tre gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.