Vazhdojnë diskutimet Roma-PSG, shqyrtohen opsionet për Wijnaldum

Roma dhe Paris Saint-Germain vazhdojnë të jenë në negociata për transferimin e Georginio Wijnaldum.

Gini Wijnaldum vazhdon të jetë dëshira primare e skuadrës së Romës për merkaton e verës. Mourinho e pëlqen lojtarin për repartin e mesfushës dhe po shtynë për një transferim.

Siç raportojnë mediat italiane, Wijnaldum është peng i negociatave mes dy skuadrave. Ato po negociojnë për një transferim në formë huazimi.

‘Sky Italia’ thotë se vonesat janë duke ndodhur për shkak të insistimeve të PSG për një çmim më të lartë për huazim.

Roma dëshiron që në marrëveshjen për huazim të ketë një opsion për blerje në fund të sezonit, kurse PSG insiston që ai të mos jetë opsion, por obligim.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve.