Vazhdohet bileta vjetore studentore për transportin publik urban

Me qëllim të evitimit të grupimeve më të mëdha dhe tollovive, bileta vjetore studentore për shfrytëzim falas të transportit publik urban është vazhduar deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm, informojnë nga NPQ

Ky vendim është sjellë me kërkesë të Kuvendit universitar studentor për vazhdim të afatit duke pasur parasysh situatën aktuale me Kovid-19, përkatësisht për shkak të vështirësive gjatë sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm të fakulteteve të caktuara.

NPQ Shkup u bën thirrje studentëve , shfrytëzuesve të biletës për shfrytëzim falas të transportit publik, ta sigurojnë me kohë dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që ta respektojnë afatin e dhënë për vazhdim të biletës.

TË drejtë të shfrytëzimit të biletës kanë të gjithë studentët e rregullt në fakultetet shtetërore në Shkup deri në studimet deridiplomike, pa kufizim të moshës, Validiteti i biletës vazhdohet çdo vit mësimor, me ç’rast studentëve të cilët për herë të parë regjistrojnë vitin e parë dhe sigurojnë (nxjerrin) biletë falas, validiteti i saj në mënyrë automatike është deri në fund të vitit të ardhshëm kalendarik.

Studentët e tjerë, validitetin e biletës e vazhdojnë me vërtetimin për studentë i rregullt dhe semestër të verifikuar dimëror.

Vazhdimi i validitetit të biletës bëhet në qendrat e NPQ-së për personalizim.