“Vatra jonë” e Alternativës mbrëmë realizoi takim me banorët e Duqanxhikut të Çairit

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, mbrëmë ka vazhduar me takimet e saja, ku mbrëmë ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes Duqanxhik të Çairit. Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, temë kryesore e bisedës ishte platforma sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualiteti politik në vend. Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare. I pranishëm në bashkëbisedim me banorët e Duqanxhikut, ka qenë edhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.

#VatrajonëAlternativajonë