Vatra Balidemaj: U gjobita pasi valevita flamurin “Autochthon” ne manifestimin tradicional ne Mal te Zi

Vatra Balidemaj ka reaguar publikisht, pasi është gjobitur nga autoritetet në Mal të Zi pasi valëviti flamurin “Autochthon” gjatë manifestimit tradicional shqiptar të zhvilluar më 1 gusht në Guci.

Sipas saj, pas ngjarjes u thirr për të dhënë deklaratë dhe më pas u paraqit në gjykatë, ku iu vendos një gjobë.

Në reagimin e saj, Balidemaj thekson se flamurin e valëviti gjatë koncertit të artistëve Dava Gjergji dhe Prengë Beci, duke e cilësuar atë si një simbol të identitetit dhe krenarisë kombëtare shqiptare.

Ajo shprehet gjithashtu kritike ndaj përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi, për të cilët pretendon se nuk reaguan pas rastit të tij.

Sipas Balidemajt, përdorimi i flamurit “Autochthon” nuk duhet të konsiderohet provokim, por një shprehje e identitetit kombëtar.

Balidemja ngre gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si, sipas saj, trajtohen simbolet e ndryshme në aktivitete publike në rajon.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, autoritetet malazeze nuk kanë dhënë një reagim publik lidhur me pretendimet e bëra nga Vatra Balidemaj.