Vatikani anulon festimet e Pashkëve për shkak të COVID-19

Papa Françesku nuk do të drejtojë asnjë festë publike për Pashkët për shkak të koronavirusit, tha sot Vatikani, një veprim i paprecedent në kohët moderne.

“Të gjitha festimet liturgjike të Javës së Shenjtë do të zhvillohen pa praninë fizike të besimtarëve”, thuhet në një deklaratë nga Vatikani.

Pashka, e cila këtë vit festohet më 12 prill, është festa më e rëndësishme e krishterë, që feston ringjalljen e Krishtit.

Ka disa ceremoni që çojnë deri te Pashkët, gjatë së ashtuquajturës ”Java e Shenjtë”.

Një nga më solemnet është procesioni i mbrëmjes së të Premtes së Mirë i udhëhequr nga Papa dhe i ndjekur nga mijëra adhurues.