Italia në panik nga koronavirusi, çdo 30 minuta po zhvillohet një funeral

Vetëm brenda një jave në Itali humbën jeton 164 person si pasojë e koronavirusit, derisa brenda çdo 30 minutave po zhvillohet nga një funeral.

Morgu i spitalit në Bergamo të Lombardisë, është përplot me njerëz, ndërsa trupa të tjerë po mbahen në kishë dhe pritet që të varrosen.

Virusi tashmë e ka kapluar Evropën, ndërsa Italia është më e prekura nga koronavirusi, me 1,400 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve është ngritur në 21 mijë.

Fajin për përhapjen e sëmundjes, konsiderohet se e kanë vet viktimat që nuk qëndruan të mbyllur, por dolën që të shoqëroheshin së bashku, transmeton telegrafi.

Rajoni verior i Lombardisë, që përfshin edhe Milanin, është zona më e goditur nga virusi.

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar rritja më e madhe e numrit të personave të infektuar, që ka ndodhur brenda një dite.