Varroset shoferi i autobusit në Gllogjan

Shoferi i autobusit i cili u vra nga sulmi me armë zjarri që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit është varrosur sot.

Ai u varros me ceremoni fetare, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit ishte një numër i madh i familjarëve.

Pos të ndjerit të vrarë nga sulmi mbetën edhe dy nxënës të këtij fshati të cilët do të varrosen sot nga ora 13:30, njofton Klankosova.tv.