Varrosen katër shokët që vdiqën në aksident në Shtime

Rruga e shtëpisë së shokut, iu pre në gjysmë.

Nga përplasja e 3 makinave në vendin e quajtur Porodime, vdiqën 4 personat që gjendeshin në veturën BMË, që dyshohet se nga shpejtësia e madhe shkaktoi aksidentin. Kur u ndeshën, Arlind Isufaj 21 vjeç pronar, e axha i tij Arsimi vozitës i makinës, bashkë me Mergim Behlulin e Armend Muhadinin, qenë nis nga Shtimja drejt Dramjakut të Ferizajt.

Kjo në fakt është krejt çka di edhe familja Isufaj nga Mollopolci i Shtimës, që hapën dyert për krye shëndosh. Këtë version e ka familja e të vdekurit tjetër, që punonte si roje pylli në Komunën e Ferizajt.

Nga familja Behluli prej ku vjen i aksidentuari i katërt, nuk deshën të flasin, e ata që folën po kërkojnë që shoferët në timon të jenë sy çelë. Edhe patrullimet në rrugën ku ndodhi aksidenti po kërkohet të rriten. Në aksident u përfshin edhe një çift nga Kaçaniku, ku gruaja shtatzënë ka pak përmirësim.

Varrimi i të 4 viktimave u bë pasditen e së enjtes në fshatrat e tyre.