Varrosen iranianët e vdekur në aeroplanin e rrëzuar ukrainas

Iranianët dje i varrosën shtetasit e tyre të cilët u gjetën mes 176-të të vdekurve në aeroplanin e rrëzuar ukrainas në Teheran, ndërsa në Universitetet përreth Kanadasë u mbajt një minutë heshtje për t’u dhënë respekt viktimave.

Në ndërkohë, ministri kanadez për Komunikacion, Mark Garno deklaroi se hulumtuesit kanadez e kanë vizituar vendin e fatkeqësisë, në të cilin pësuan 57 kanadezë, dhe se më vonë do t’i rishikojnë mbetjet e aeroplanit.

“Atë që na e thanë iranianët është se do të na lejohet të marrim pjesë jo vetëm në dekodimin (e kutive të zeza) por edhe në analizat”, tha Garno në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se Kanadaja kërkon të marrë status zyrtar në hetimin e Iranit për rënien e aeroplanit, që e rrëzuan forcat iraniane, transmetuan mediat amerikane.

Garno, gjithashtu, theksoi se hulumtuesit kanadez gjenden në Iran si pjesë e ekipit ndërkombëtar dhe se bashkëpunojnë mirë, por që dëshiron pjesëmarrja e tyre në hetim të formalizohet.