Varka dhe anije të harruara në kanalin Studençishtë, rrezikojnë mjedisin jetësor

Varka dhe anije me avari, në vend që të jenë në mbeturina, me vite qëndrojnë në kanalin Studençishtë në Ohër, i cili është i lidhur në mënyrë natyrore me Liqenin e Ohrit. Në mesin e 10 objekteve lundruese janë “Sileksi”, si dhe anija Ilinden, në të cilën humbën jetën 15 turistë bullgarë dhjetë vjet më parë. Nga Ndërmarrja Publike, Biljanini Izvori, e cila ekonomizon me një pjesë të kanalit, thonë se ata vazhdimisht u bëjnë thirrje autoriteteve që të largonin objektet e tilla, në mënyrë që të shmangnin një avari më të madhe.

“Më së miri e dinë në Kapedani, sepse të gjithë janë regjistruar tashmë dhe i dinë pronarët. Nëse ato kanë defekte duhet të tërhiqen nga këtu”, deklaroi Gordana Jovanoska – Drejtore e NP “Biljanini Izvori”.

Nga këto anije shpesh rrjedhin mbetjet e naftës dhe vajit, që ende gjenden në rezervuare. Kjo ka ndikim negativ në botën e gjallë në kanal, veçanërisht në peshkun Cironkë, për të cilin ky vend është një vend- shumim natyror. Nga kapedania e Ohrit premtojnë se do të fillojnë t’i heqin ato.

“Do të merren masa për zhvendosjen e atyre, që nuk janë të regjistruar dhe në të cilët inspektorët do të përcaktojnë pasoja të mundshme të derdhjes së naftës …”, tha Goran Ustijanoski- kapedan i Kapedanisë së porteve.

Por, ky nuk është problemi i vetëm në kanal. Situata ekologjike është komplikuar edhe më tej, nga fakti se numri i objekteve lundruese në Liqenin e Ohrit, të cilat janë parkuar këtu, është vazhdimisht në rritje.