Spasovski: Qeveria do të jetë transparente

Prioriteti dhe qëllimi është që Qeveria në mënyrë aktive të vazhdojë të punojë në të gjitha segmentet, thotë në intervistën e parë për BIRN, kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe shton se nuk guxojnë fokusin ta orientojnë vetëm drejt partisë prej ku vijnë ose nga interesi i saj. Para të gjithëve në Qeveri, porosit, qëndron vetëm interesi i shtetit.

Nuk ka kurrfarë dilema rreth prioritete kryesor të kësaj qeverie, thekson, pret fushatë të qetë, korrekte dhe demokratike, si në tre ciklet paraprake.

Në intervistë Spasovski u premtoi qytetarëve Qeveri të përgjegjshme dhe transparente, e cila do ta dëgjojë zërin e qytetarëve, do të punojë, nuk do të ndalojë në realizimin e projekteve dhe do t’i arsyetojë pritjet e të gjithë qytetarëve.

“Të vazhdojnë reformat që të mos ketë ngecje në avancim, t’i realizojmë projektet që do të thonë zhvillim ekonomik dhe rritje, të bëjmë gjithçka që shteti të jetë i gatshëm për zgjedhje korrekte dhe demokratike, me shans të barabartë për të gjitha partitë, por edhe për qytetarët që lirisht t’i sjellin vendimet. edhe nga përfaqësuesit e opozitës në Qeveri pres të orientohen ndaj realizimit të atyre interesave të qytetarëve”, ishte i drejtpërdrejtë Spasovski.

Sipas përvojave që kohë më parë i ndau me kryeministrin paraprak teknik, Emil Dimitriev, ajo pozitë nuk është aspak e lehtë, sepse, thekson në intervistë, duhet të menaxhohen zgjidhet personale që nuk janë emëruar nga kryeministri, madje një pjesë e kuadrove edhe nuk ndjejnë përgjegjësi nga ai.

Konsideron se të gjithë në mënyrë të barabartë duhet të kontribuojnë për qëllimet e shtetit në proceset integruese – anëtarësimin në NATO, por dhe për fillimin e negociatave me BE-në.

Spasovsi në intervistë mes tjerash thotë se nuk është i befasuar pasi nuk ka pasur reformë serioze në VMRO-DPMNE, as në kuadrot, as në politikat që i ofrojnë para qytetarëve, por vetëm floskula të zbrazëta.

“Nëse nuk ka reforma, ka vazhdimësi të partisë që e ka instaluar regjimi në shtet. Qëllimet e VMRO-DPMNE-së janë më se të qarta. Ata do të bëni gjithçka që sërish ta kthejnë regjimin e Gruevskit”, ka thënë Spasovski, duke u përqendruar në propozimin e Naqe Çulev të jetë ministër i Punëve të Brendshme, i cili pas propozimit paraprak të Dragan Kovaçki, nënvizon, përfundoi si zhvendosje “nga gjembi në murriz”.

LSDM-ja deklaroi se ai propozim është i pranueshëm sipas kritereve, por në kumtesë përkujton se ka qenë drejtor i Agjencisë për zbulim në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet në “Lagjen e Trimave” dhe se opozita tenton ta kthejë vendin mbrapa në ditët e konfrontimeve serioze të brendshme.

Spasovski pret që Çulev të punojë në interes të sistemit të sigurisë.

Lidhur me akuzat e opozitës se së bashku me Zoran Zaevin tentojnë t’ia shkurtojnë autorizimet ministrit teknik të Punëve të Brendshme përmes sistematizimit të ri, Spasovski pohon se këto janë tërësisht të pavërteta.

Për akuzat se 1.000 vendime për risistemim janë përgatitur në dhjetor, konsideron se ato thuhen për shkak të mosnjohjes së punëve. Pasardhësi i tij në MPB, Çulev, tani më ka paralajmëruar se pas një periudhe të nevojshme për shqyrtimin e situatës, do ta informojë opinionin për ato vendime. Spasovski siguron se bëhet fjalë për aktivitet vijues.

Sukseset më të mëdha në këtë dikaster, Spasovski i sheh në reformat e zbatuara në MPB. Pasardhësit të tij, nënvizon në intervistë, i lihet dikasteri, i cili është i përgatitur në nivel më të lartë profesional të sillet gjatë procesit zgjedhor.

Në pyetjen nëse ka recetë që do të krijojë kohezion elementar mes anëtarëve të vjetër të Qeverusë, Spasovski thekson se do të bëjë gjithçka si kryetar i Qeverisë të gjithë së bashku të vazhdojmë ndaj qëllimeve të përbashkëta, të dimë se institucionet funksionojnë, pa dallim kush e udhëheq atë dikaster dhe të tregohet një nivel më i lartë, edhe në sjellje edhe në përgjegjësi.

Në përkujtimin për disa obstruksione që ata si opozitë i kanë pasur në qeverinë e kaluar teknike, thotë se pret atmosferë konstruktive. Deklaroi se dëshiron që sa më shkurt të jetë kryeministër teknik, që sa më shpejtë të kthehet Zaev.

I pyetur nëse kumton bindshmëri në fitoren zgjedhore, por edhe në kthimin e tij në MPB, Spasovski në intervistën për BIRN vlerëson se ky koncept do të fitojë në zgjedhjet sepse ai ka siguri.