​“Varje para Skënderbeut”, protestohet në Prishtinë pas dhunimit të 11-vjeçares

Protesta në Prishtinë pas dhunimit të 11-vjeçares, aktivistja: Ka dështu edhe nëna e vajzës
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Aktivistja Xheraldina Rexhepi tha se dështuan të gjithë. Ajo pati kritika edhe për prindërit e 11-vjeçares.

Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.

Rexhepi tha se duhet “ta nisim ndryshimin prej vetvetes”.

30.08.2022 – 13:33
Protestohet në Prishtinë pas dhunimit të 11-vjeçares
Qytetarë të shumtë sot janë mbledhur para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Xheraldina Rexhepi, organizatore e kësaj proteste, tha se është e indinjuar nga ngjarja makabre e dhunimit të 11-vjeçares dhe me këtë ngjarje ka dështuar e gjitha shoqëria.

“Edhe ne si shoqëri nuk jemi duke bërë asgjë nuk mund të presim nga shteti për t’i kryer këto punë në secilin prej vetes sonë duhet të fillojë ndryshimin”, tha ajo.

Nga Ferizaj në Prishtinë kishte ardhur për të marr pjesë në këtë protestë edhe Shukri Retkoceri.

Ai kërkoi nga krerët e institucioneve të Kosovës për te hetuar gjyqtarët dhe prokurorët se a janë duke kryer punën si duhen në këtë drejtim.

“Ky akt kriminal që ka ndodh, ata dhunues e meritojnë varje këtu përpara bustit të Skënderbeut”, tha ai.

Në këtë protestë nuk morën pjesë ndonjë krerë institucionalë.

Edhe për nesër është paralajmëruar një protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj femrave, e cila është organizuar nga shoqëria civile.

Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë persona që dje u raportua ngjalli reagime te shumta. Për këtë rast tashmë janë arrestuar 4 persona, ndërsa Policia e Kosovës ka deklaruar se personi i 5-të është identifikuar por ende nuk është arrestuar.