Varianti Omicron, Filipçe: Mbyllja e kufirit dhe karantina nuk do të jep efekt

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka diskutuar për Omicron, variantin e ri të koronavirusit, përcjell TV21. Filipçe tha se Komisioni ka vlerësuar se për momentin nuk ka nevojë masa shtesë pas paraqitjes së këtij varianti.

“Shohim se disa shtete po ndërmarrin masa restriktive, gjithsesi ne vlerësojmë se duhet të mbesim me masat aktuale. Ende nuk ka informacione të mjaftueshme. Mendoj se restrikcioni si mbyllja e kufirit, karantina e udhëtarëve që vijnë nga vende të caktuara nuk do të jep efekt”, tha mes tjerash Filipçe.