Varhelyi: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit

epa08130627 European Commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi arrives at a government building in Skopje, Republic of North Macedonia, 15 January 2020. Varhelyi arrived for a one-day visit to North Macedonia. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka pritur sot në një takim në Bruksel Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

“Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”, shkruan Varhelyi.

Ditën e sotme në Bruksel Xhaçka do të të zhvillojë takim edhe me homolgun Italian Luigi di Maio. /Telegrafi/