Ne mbledhjen e ministrave te jashtem komisioneri per zgjerimin ne BE Olivér VÁRHELYI ka deklaruar se eshte koha per te mbajtur konferencat e para nderqeveritare me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut brenda ketij viti. Shefi i diplomacise evropiane Joseph Borrel ka paraqitur nje material te vecante me pikpamjet per rajonin ne ruajtjen e stabilitetit ne Bosnje-Hercegovine, pershpejtimin e dialogut Beograd-Prishtine dhe hapjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin duke i bere thirrje Bullgarise qe te heqe veton.
OLIVÉR VÁRHELYI KOMISIONERI PER ZGJERIMIN NE BE
Ne duhet te ecim me shpejt me procesin e zgjerimit. Pas zgjedhjeve ne Bullgari dhe ne Maqedonine e Veriut ne shpresojme te shohim progres ne praktike. Ne jemi gati qe qe te bejme detyrat tona ne menyre shume te shpejte qe te finalizojme procesin e rendesishem per te mbajtur konferencat e para nderqeveritare me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut brenda ketij viti. Nje element tjeter i rendesishem qe ne kemi per Ballkanin Perendimor eshte plani i investimeve ekonomike per ta zbatuar ate sa me shpejt qe te jete e mundur.
Mbeshtetjen per negociatat me vendin tone dhe Maqedonine e Veriut e kane dhene edhe ministrat e jashtem te Kroacise, Gjermanise, Austrise ndersa eshte e paqarte vendimarrja nese do te vijohet me te dyja shtetet ne nje pakete nese Bullgaria ende vijon te mbaje ne fuqi veton per Shkupin. Ky propozim i disa muajve me pare i komisionerit per zgjerim nuk u perkrah nga shtetet anetare ndersa tani eshte rikthyer serish si mundesi reale ne tavoline. Shefi i diplomacise evropiane Joseph Borrel ka paraqitur nje material te vecante me pikpamjet per rajonin ne ruajtjen e stabilitetit ne Bosnje-Hercegovine, pershpejtimin e dialogut Beograd-Prishtine dhe hapjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin duke i bere thirrje Bullgarise qe te heqe veton.