Varheji kundër ndarjes së RMV-së dhe Shqipërisë

epa08130627 European Commissioner for Neighbourhood and Enlargement Oliver Varhelyi arrives at a government building in Skopje, Republic of North Macedonia, 15 January 2020. Varhelyi arrived for a one-day visit to North Macedonia. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Komisari evropian për zgjerim i prezantoi raportet për përparimin e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë para deputetëve evropianë dhe bëri thirrje të fillojnë negociatat me Shkupin dhe Tiranën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Siç qëndron edhe në raportet e Komisionit Evropian sivjet, komisari evropian Varheji para deputetëve evropianë të Komisionit të Punëve të Jashtme përsëriti se shtyrja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, është e dëmshme për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Punojmë nga afër për ta zhbllokuar gjendjen dhe ta zgjedhim problemin për këtë temë të vështirë, tani për tani nuk ishim të suksesshëm po kemi shpresë, deri në fund të këtij viti duhet të dorëzojmë, ne duhet kjo të vihet në pikëpyetje, dhe na takon të dorëzojmë, kur them ne, mendoj në të gjitha vendet anëtare të BE-së, mendoj edhe për Maqedoninë e Veriut e cila është partner në këtë, udhëtova në dy kryeqytetet dhe ende jam i gatshëm të ndihmoj, por kjo mund kërkojë përkushtim më të madh”, deklaroi Varheji në Parlamentin Evropian sot.

Ai shtoi se duke pasur parasysh ciklet zgjedhore në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut kjo periudhë nuk ndihmon, por se kjo enigmë duhet kapërcyer.

Varheji i përsëriti përfundimet nga raporti për Maqedoninë e Veriut se vendi ka treguar vendosmëri dhe qëndrueshmëri në reformat përfshirë edhe sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se kjo duhet të vazhdojë me përpjekje shtesë për reformën në administratën publike.