Varheji edhe sot jep shpresë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhej ka shkruar sot në “tuiter” se tani është koha për vendime të përgjegjshme, dhe se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së.

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Tani është koha për vendime të përgjegjshme. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Evropian. Së bashku do të jemi më të fortë,” ka shkruar Varhej përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, që nis sot në Bruksel. (INA)