Varane tejet i lumtur me “jetën si lojtar i Ten Hag”

Erik ten Hag duket se po rikthen atmosferën e mirë në klubin e Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ janë në fazën para-sezonale ku po drejtohen nga trajneri i tyre i ri, Erik ten Hag.

United ka mposhtur skuadrën e Liverpool me rezultat 0:4 dhe ndonëse vetëm ndeshje kontrolluese, kjo ka kthyer një atmosferë të mirë. I lumtur nën urdhrat e Ten Hag duket edhe Raphaël Varane.

“Personalisht është një mundësi e mirë për mua që të kem një fazë para-sezonale dhe të jem gati sepse do të jetë sezon i gjatë me shumë ndeshje dhe me intensitet”, ka thënë Varane, transmeton lajmi.net.

“Unë do të provoj të jem gati dhe sigurisht jam i entuziazmuar për sezonin që po vjen. Jam i lumtur të jem te Man United. Do të provojmë të fitojmë disa trofe”, shtoi francezi.

Varane me shokët e skuadrës janë në hapat e parë të të kuptuarit të asaj se si trajneri i ri dëshiron t’i qaset atij.