Varane do jetë i gatshëm për finalen e FA Cup

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, është i bindur se Raphael Varane do të rikthehet përpara finales së FA Cup më 3 qershor.
‘Djajtë e Kuq’ po numërojnë ditët për një tjetër paraqitje në një finale të madhe, pasi kanë shijuar tashmë lavdinë e Carabao Cup këtë sezon.

United do luajnë në finale të FA Cup, pasi mposhtën me penallti 7:6 Brightonin.

Ata arritën të kalojnë në finale pa mbrojtësin, Varane në dispozicion të tyre, me francezin që u lëndua gjatë një përballjeje në Evropa Ligë me Sevilla.

Megjithatë, Ten Hag pret që ta ketë qendërmbrojtësin në kohën kur United do të përballet me rivalët e mëdhenj Manchester City në stadiumin ‘Wembley’.

“Unë mendoj kështu. Po. Varane, për finalen e kupës, ai mund të kthehet”, tha ai për ‘talkSport’.

Ndërsa Varane ishte i padisponueshëm për shkak të lëndimit kundër Brighton, kapiteni i klubit, Harry Maguire, mungoi për shkak të pezullimit.

Lisandro Martinez ka qenë gjithashtu i përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit.