Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha të enjten se presioni ekonomik është “mjeti më efektiv” i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, por vuri në dukje se është një “lwvizje delikate”.
“Mjeti më efektiv që kemi është presioni ekonomik që mund t’u aplikojmë atyre. Dhe ky është një ‘lëvizje delikate’, sepse ne u aplikojmë presion ekonomik atyre, ata do të përpiqen të ushtrojnë presion ekonomik edhe ndaj nesh”, tha Vance në “Clay Travis and Buck Sexton Show”, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.
Ai shtoi: “Ajo që ka qenë e vërtetë gjatë dy javëve të fundit është se ata kanë ndjerë shumë më tepër presion sesa ne”.
Vance pranoi se “padyshim çmimet e naftës janë rritur, gjë që njerëzit e shohin në pompë”, por ai vlerësoi aftësinë e administratës për të kaluar anijet përmes Ngushticës së Hormuzit.
“Ata po përpiqen ta mbyllin Ngushticën, dhe nëse mundemi, e dini, as ta kthejmë aty ku ishte më parë, por nëse mund të nxjerrim mjaftueshëm naftë dhe gaz për t’u dhënë disa amerikanëve pak lehtësi në pompë, pak lehtësim në çmimet e energjisë”, shtoi Vance.



