Van Gaal shpjegon përse Guardiola ka ndryshuar taktikat në këtë sezon

Van Gaal beson se Guardiola ka ndryshuar taktikat e tij sepse dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me çdo kusht këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Sipas strategut holandez, Liga e Kampionëve është i vetmi trofe i rëndësishëm për Guardiolën.

“Pep sheh Ligën e Kampionëve si qëllimin e tij më të madh”, tha ai.

“Një gjë që e ka ndihmuar atë dhe çfarë jam duke parë është një ndryshim në futbollin e tij”, shtoi ai.

“Ai duhet të heq dorë nga ideja që gjithmonë duhet të luaj futboll sulmues”, tha holandezi.

“Pep nuk po i dërgon mbrojtësit anësorë më lart në fushë sepse kjo i shkaktonte probleme me mbrojtësit”, tha Van Gaal.

“Ata kishin shumë hapësirë për të mbuluar dhe mbrojtësit qëndrorë mposhteshin në kundërsulme. Edhe për mbrojtësit më të mirë kjo është e vështirë”, tha 69 vjeçari.

“Ai tani lejon vetëm një mbrojtës që të niset, tjetri rri në mesfushë ose me mbrojtësit qëndrorë, ky është triku i Guardioles!”, tha ai.

“E kam diskutuar këtë në librin tim dhe e di që ai e lexoi atë, ishte për futbollin dogmatik që ai zhvillon. Ndoshta këshillat e mia e kanë ndihmuar atë”, përfundoi Luis Van Gaal.