Van Gaal komenton interesimin e Man Utd për Timber: Ai duhet të luaj

Louis van Gaal duket sikur ka nisur një mesazh për mbrojtësin e Ajax, Timber.

Jurrien Timber është në listën e dëshirave të Manchester United. Me kalimin e trajnerit Erik ten Hag në ‘Old Trafford’, Timber shihet si dëshira kryesore për mbrojtjen.

Lidhur me interesimin e Man United për holandezin, disa komente ka dhënë Louis van Gaal, i cili sikur paralajmëroi lojtarin për hapësirat.

“Mendoj se një lojtar i kualitetit të tij mund të luajë në Premier League. Ky nuk është problem”, ka thënë Van Gaal, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai duhet të bëjë hapin e madh tani, kjo është pyetja. (Nëse ai nuk luan) atëherë ai nuk është i mençur. Ai duhet të luajë”, shtoi tutje trajneri.

Timber, me një kalim eventual te Man United do të duhej të luftonte me Harry Maguire e Raphaël Varane për pozitën e startuesit.