Van Damme ndërron jetë, humb betejën me leukemi

Miguel Van Damme, portieri i skuadrës së Cercle Brugge, ka ndërruar jetë, pasi ka humbur betejën me leukemi.

Van Damme kaloi gjithë karrierën e tij me Cercle Brugge. Pas pesë viteve e gjysmë luftë me sëmundje të rëndë, ai ndërroi jetë.

Portieri ishte 28 vjeçar në kohën kur humbi betejën.

Ai u duk sikur fitoi betejën në dy raste, duke u pastruar nga sëmundja, por ajo u rikthye dhe për herë të tretë u shfaq në vitin 2020, shtator, kur edhe ishte e papërmbajtshme.