Valë e re sulmesh ruse mbi Odesa, shkatërrohet kisha më e madhe ortodokse

Një person është vrarë dhe qindra apartamente dënimi janë dëmtuar nga sulmet e fundit ruse mbi qytetin port në Detin e Zi, Odesa.

Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor ukrainas për Odesën ka raportuar se ka pasur dëmtime të rënda në infrastrukturë si dhe në instuticione fetare.

Sulmi nuk kurseu as kishin më të madhe ortodokshe në Odesa, e cila është dëmtuar mbrëmjen e së shtunës.

Ushtria ukrainase në fillim të qershorit dha sinjalin për kundërofensivën me synim rimarrjen e zonave të pushtuara nga Rusia. Qëllimi i deklaruar ishte edhe vendosja e Krimesë nën kontrollin e Ukrainës.

Përmes gadishullit të Krimesë kalon edhe një pjesë e madhe e furnizimeve për trupat ruse në jug të Ukrainës. Vetëm në fillim të kësaj jave u dëmtua nga një sulm ura 19 km e gjatë që lidh tokën ruse me Krimenë.

Ndërkohë ushtria ukrainase ka konfirmuar një sulm ndaj Gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Top Channel