Valbon Limani: Gostivari sot ka një qendër për fëmijët me autizëm“Blue Puzzle” falë Valon Eminin dhe Samir Grblen dhe Arben Taravarit

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka ndarë një lajm të veçantë sot në ditën botërore të Autizimit. Limani thekson se falë Valon Eminin dhe Samir Grblen dhe ish kryetarit të komunës së Arben Taravarit sot kemi qendrën “Blue Puzzle”, shkruan Top24


Në maj të vitit 2021, nisi një iniciativë që vinte nga zemra e që kërkonte durim dhe përkushtim. Nisën hapat e para për hapjen e qendrës për autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar.
Nuk ishte lehtë, por ia dolëm.
Një falënderim i sinqertë për Valon Eminin dhe Samir Grblen, për përkushtimin dhe energjinë e tyre, si dhe për të gjithë donatorët që besuan në këtë mision dhe e bënë realitet.
Falemnderim edhe deri te kryetari i atëhershëm i Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari që degjoi zërin e prindërve dhe idenë e shoqatës për këtë qendër.
Sot, Blue Puzzle – North Macedonia nuk është vetëm një qendër, por është simbol kujdesi, dashurie dhe shprese për shumë familje. Një nga veprat më të bukura dhe më njerëzore që ka qyteti jonë.