Vaksinimi mbron nga infektimi, në këtë valë më të prekurit janë të rinjtë!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rekomandimet e Komitetit Nacional për Imunizim.

Siç sqarojnë, rekomandimet për imunizimin kundër Covid-19 definohen nuk u udhëhequr nga të dhënat të vërtetuara dhe të pranuara dhe dëshmi të cilat dalin nga organizatat shëndetësore përgjegjëse për ndjekjen e sëmundjeve infektive, si Qendra Evropiane dhe Amerikane për Sëmundje Infektive, nga agjencitë rregullatore mjekësore EMA dhe FDA dhe nga OBSh-ja.

Rekomandimet e të gjitha këtyre organizatave janë:

Për imunizim të plotë kundër Covid-19 duhet marrja e dy dozave, në interval prej 14 ditësh pas pranimit të dozës së dytë. Sa i takon llojit të vaksinës, është i nevojshëm imunizimi të realizohet me vaksinën e prodhuesit të njëjtë, përveç nëse ka efekte anësore nga i njëjti. Përjashtim bën vaksina J&J e cila pranohet në një dozë.
Kalimi i Covid-19 nuk paraqet pengesë për vaksinim dhe personat që e kanë kaluar sëmundjen, duhet të vaksinohen. Imuniteti që krijohet pas kalimit të sëmundjes si dhe vetë rrjedhja e sëmundjes, është individuale dhe mund të jetë asimptomatike në tërësi duke arritur imunitet më të dobët, deri në forma dhe gjendje të rënda dhe komplikime të sëmundjes, të ashtuquajtura si koronavirus i zgjatur.
Periudha kohore prej kalimit të sëmundjes deri te vaksinimi është më së paku një muaj. Përcaktimi i nivelit të antitrupave nuk rekomandohet dhe nuk ka ndikim ndaj vaksinimit.
Te personat te të cilët gjatë mjekimit është dhënë terapi me antitrupa dhe plazmë konvaleshente, vaksinimi mund të realizohet më së herëti 3 muaj pas terapisë dhe shërimit të plotë.
Te personat të cilët gjatë periudhës mes pranimit të dy dozave të vaksinës, vërtetohet se janë pozitivë, doza e dytë shtyhet për periudhën kur personat do të shërohen në mënyrë të plotë.
Personat që janë plotësisht të imunizuar (me dy doza të vaksinës kundër Covid-19, pas kalimit të 14 ditëve nga doza e dytë), kanë gjasa të pakta që gjatë kontaktit me virusin të infektohen dhe të jenë pozitivë, por ata janë me simptome më të lehta të sëmundjes. Vaksina siguron mbrojtje nga zhvillimi i formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. Të dhënat tregojnë se te personat të cilët janë të vaksinuar, nëse zhvillohen simptomat, sëmundje kalon shumë thjeshtë dhe pa pasqyrë klinike të rëndë.
Të dhënat epidemiologjike në nivel botëror tregojnë se sëmundja shpërndahet dhe vjen deri te infektimi i personave që nuk janë vaksinuar, kurse në këtë valë dominojnë të rinjtë, te të cilët përqindja e vaksinimit është më e ulët, transmeton TV21.