Vajza nga Maqedonia që ishte në karantinë nuk është e infektuar nga koronavirusi, kthehet në shtëpi

Shtetasja e Maqedonisë së Veriut e cila me ndërmjetësimin e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Pekin dhe Paris, ishte evakuuar nga qyteti Vuhan dhe kaloi 14 ditë në karantinë në Francë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe posedon certifikatë adekuat se nuk është infektuar nga koronavisrusi. Në koordinim me ambasadat në Paris dhe Sofje, është realizuar me sukses kthimi i saj në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga Ministria e punëve të jashtme, transmeton SHENJA.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i cili ka koronavirus është hospitalizuar në spital në Japoni, ndihet mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Ambasada është kontakt të vazhdueshëm me të.
Nga MPJ informojnë se Ambasada rregullisht komunikon me dy shtetasit e tjerë të Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin janë në karantinë në anijen “Diamon Princess”, në qytetin japonez Jokohama. Ata kanë deklaruar se janë mirë dhe nuk kanë paraqitur simptome të cilët mundë të tregojnë prezencë të koronavirusit.