Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeministrin Rama

Ivanka Trump, vajza e presidentit të ShBA-së Donald Trump, po qëndron për një vizitë në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës.

Ajo ka mbërritur aty mbrëmjen e së shtunës, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv.

Siç raportohet vajza e kreut të “Shtëpisë së Bardhë” do të pritet edhe nga kryeministri Edi Rama, cili tashmë ndodhet në jug dhe ditën e hënë do të jetë në Vlorë, ku do të zhvillojë takim me asamblenë socialiste, por edhe disa inspektime, si shëtitorja në Plazhin e Vjetër dhe ajo e Agrumeve, si dhe një takim me biznesin.

Ivanka Trump ka qëndruar në vilat qeveritare në “Ujë të Ftohtë”, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv.