Maqedonia e Veriut ka arritur shumë. Tani, përparimi në marrëdhëniet me Bullgarinë është veçanërisht i rëndësishëm për të arritur suksese të mëtejshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm gjerman Johann Waddeful në një postim në Instagram pas takimeve të djeshme në Shkup me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.
“Këtu në Shkup, perspektiva e anëtarësimit të ardhshëm në BE është një temë e madhe. Gjermania mbështet Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë, jo gjithmonë të lehtë. Maqedonia e Veriut ka arritur shumë. Tani, përparimi në marrëdhëniet me Bullgarinë është veçanërisht i rëndësishëm për të arritur suksese të mëtejshme në procesin e anëtarësimit”, tha ministri gjerman në një postim në Instagram.
Për këtë çështje, siç është shtuar në postim, Vaddeful foli me homologun e tij Timço Mucunski dhe kryeministrin Hristijan Mickoski gjatë takimeve të djeshme në Shkup.
Më herët dje, Mucunski njoftoi në një postim në rrjetet sociale se në takimin me Ministrin e Jashtëm gjerman, ndër të tjera, diskutuan rrugën e integrimit evropian të vendit, proceset e reformave, si dhe mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nuk ishte planifikuar asnjë konferencë për shtyp apo deklaratë për median pas takimeve të Vaddeful me Mickoskin dhe Mucunskin.
Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Në fund të muajit tetor, presidentja Gordana Siljanovska – Davkova deklaroi se marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.




